Jeta Osh Qef
Home

Grushte dhe njerëz të gjakosur në fytyrë, përleshje pranë Gjykatës së Tiranës
Nga: D.Cani | Publikuar më: 14.11.2017, 21:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Çështjet e divorcit dhe kujdestarisë së fëmijëve kanë shkaktuar shumë plagë sociale në vend, deri edhe viktima.

Kamera e “STOP” ka filmuar pamje të pabesueshme në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku një konflikt fizik mes një çifti në proces divorci ka përfshirë edhe policët.

Situata ka degraduar deri në gjakosje.

Sikurse shihet edhe në pamje, forcat e policisë shoqëruan me dhunë disa persona në komisariat, të cilët u përfshinë në sherr.

Madje një punonjëse policie, e angazhuar pranë Gjykatës së Tiranës, është gjakosur në hundë nga sherri mes disa personave për një vendim gjyqësor.

Pamjet e publikuara nga TvKlan: