Jeta Osh Qef
Home

Zbuloni klubet që shpenzojnë më shumë për pagat e lojtarëve
Nga: L.Çela | Publikuar më: 14.11.2017, 22:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
ney

As Real Madrid, as Barcelona. Listën me klubet që paguajnë më mirë skuadrat e tyre e kryeson klubi i çmendurive të merkatos, PSG-ja.

Pra, as Chelsea dhe as Manchester City, të cilat në vitet e fundit kanë bërë bujë me pagat pa kufij.

Me 317 milionë euro në vit, PSG-ja aktualisht është numri 1, me brazilianin Neymar si lojtarin më të paguar (600 mijë euro në javë). Pas parisienëve renditet Barcelona, e cila shpenzon 294 milionë euro në vit për lojtarët.

Ja lista e publikuar së fundmi nga "Daily Mail":

PSG – 317 milionë euro

Barcelona – 294 milionë euro

Man. United – 294 milionë euro

Chelsea – 279 milionë euro

Man. City – 272 milionë euro

Real Madrid – 267 milionë euro

Bayern – 262 milionë euro

Arsenal – 234 milionë euro

Liverpool – 234 milionë euro

Juventus – 167 milionë euro