Jeta Osh Qef
Home

Lajmi më i mirë i vitit te Barça jepet nga një tifoz i Real Madridit
Nga: L.Çela | Publikuar më: 14.11.2017, 22:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
messi

A ka rinovuar Leo Messi me Barcelonën? Deri më sot kjo nuk dihej, edhe pse drejtuesit e klubit katalanas e kanë theksuar disa herë se po, por zyrtarizimi nuk erdhi kurrë.

Megjithatë, situata ka marrë zgjidhje. Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, është shprehur se “Pleshti” e ka firmosur kontratën e re.

Messi ka një kontratë, të cilën e ka rinovuar së fundmi. Kontratat janë zyrtare kur firmosen dhe jo kur bëhen publike që janë firmosur. Mesi ka firmosur me Barcelonën. Nëse nuk më kanë gënjyer, ai e ka hedhur firmën".

Tifozët e Barcelonës e morën lajmin më të mirë nga kreu i La Ligës, i cili njihet si tifoz i thekur i Real Madridit. Ndodhedhe kështu.