Jeta Osh Qef
Home

Media italiane i ul kokën Ramës, i penduar thotë se gaboi padashje
Nga: D.Cani | Publikuar më: 14.11.2017, 22:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Vetëm pak ditë më parë kryeministri Rama tha se reportazhi i bërë nga italianët për fëmijët e Bulqizës që mbledhin krom është një reportazh i ndyrë me pamje të vjetra.

Mirëpo, reagimi i gazetares së emisionit investigativ italian e nxori blof kryeministrin.

Ajo ia bëri të qartë se pamjet janë më se të vërteta, pasi i ka filmuar vetë dhe se mban përgjegjësi për atë.

Mbrëmjen e sotme në emisionin "Studio e Hapur" të Eni Vasilit, Rama "u tërhoq" nga ajo që kishte thënë pak ditë më parë.

Ai tha se kështu i kishin thënë dhe se vetë s'e kishte parë reportazhin.

Ja çfarë tha ai:

E vërteta është kjo. Unë e mora si informacion. Çfarë kam thënë është se rastet e këtyre fëmijëve janë sporadike. Mora shumë feedback nga komentues në Facebook dhe mu kujtua historia e një rasti tjetër. I një reportazhi që paguanin njerëz për të qëlluar me armë për të treguar një realitet tjetër. Pa e parë reportazhin fola me paragjykim dhe kam bërë gabim pa dashje. Është një gabim dhe e pranoj që kam gabuar. Ndërkohë që ju nuk pranoni gabime. U nisa nga e shkuara dhe reportazhe të ndyra bëhen për shqiptarët”

5 (3)