Jeta Osh Qef
Home

Skandal në Tiranë, policja masakron të ndaluarin
Nga: M.Gjini | Publikuar më: 20.11.2017, 22:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një ngjarje me të vërtetë e pabesueshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kthesës së Kamzës në Tiranë.

Një police femër ka goditur me grushta e shkelma një person të seksit mashkull, që po ndalohej nga ana e patrullës. Sipas kalimtarëve, që ngelën të shokuar nga veprimet e dhunshme të polices femër, djali dyshohej për shpërndarje hashashi, por sipas dëshmitarëve pas kontrollit nuk i gjetën gjë.

Mësohet se në momentin që policët donin t’i vendosni prangat, djali u tërhoq mbrapa dhe kaq mjaftoi që ta përplasnin mbi disa lule dhe policja femër të fillonte goditjet e saj me grushta, bërryla dhe shkelma.

Pamjet janë aq të qarta saqë nuk kanë nevojë për koment.

Në vijim denoncimi i dëshmitarëve dhe video në fjalë:

Prsh JOQ, para 20 minutash policia arrestoi nje djale tek kthesa e Kamzes, shikoje ca trajtimi policia e shtetit, me erdh me e kap e me e shkly per shalesh ate policen ordinere, ta haje dreqi s’kishte vra njerez ai djali. Me duket se dyshonin per hashash, por mesa mora vesh un, nuk i gjeten gje. Se kontrolluan perreth e u humbi dhe elektriku… Maksimumi kishte pire nje cigare hashash, por ne momentin qe donin ti vinin prangat djali u terhoq mbrapa. Pastaj e plasen aty mbi ato lulet. Ajo vajza e goditi edhe me perpara, po mu desh pak kohe te hapja celin.