Jeta Osh Qef
Home

Kujdes! Këto pesë veprime të përditshme po ju dëmtojnë shëndetin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Tue Nov 21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ato të cilat konsiderohen si veprime fare të thjeshta, të përditshme dhe të parëndësishme janë më vendimtaret në shëndetin tuaj. Mund t’ju duket sikur këshillat që dëgjoni çdo ditë dihen dhe nuk keni pse kujdeseni për t’i zbatuar, por e keni gabim.

Sot na lejoni t’ju përmendim pesë prej tyre:

1. Celularin ose mos e prekni fare kur jeni në këmbë, ose të paktën drejtoni shpinën. Brenda 100 vitesh, me këtë mënyrë jetese që kanë njerëzit sot, i bie që trupi ynë do të ndryshojë tërësisht në pjesën e shtyllës kurrizore. Do të bëheni si breshka!gj1

2. Kompjuterin, laptopin apo celularin duhet t’i kurseni në darkë. Dihet se në këtë pjesë të ditës gjithçka duhet kursyer, edhe ushqimi. Mos e mbingarkoni mendjen me shumë informacion dhe mos ua drejtoni dritën në mes të errësirës syve! E shihni gocën? U bë me syze nga halli, jo nga qejfi!

gj2

3. Stërvitja në palestër ju bën mirë, por jo nëse e teproni. Mendohet se 25% e njerëzve të cilët merren me palestër nuk dinë t’i përshtaten trupit të tyre. Mund të pësoni dëme të mëdha, nëse nuk kujdeseni për të mbajtur një ritëm të caktuar.

gj3

4. E dimë se vdisni që këmbët t’ju duken sa më të vogla apo që të dukeni sa më të gjatë, por duhet kujdes. Ju rekomandojmë që kriteri kryesor në zgjedhjen e këpucëve të jetë përmasa e saktë për këmbët tuaja. Ju kaloni rreth 12 orë në ditë me to veshur, kështu që duhet t’i keni sa më të rehatshme. Takat, meqë ra fjala, janë një mëkat i kohëve moderne, sepse ju dëmtojnë shtyllën kurrizore dhe legenin.

gj4

5. Ashtu siç të bën dëm sheqeri i tepërt, ashtu të "vrasin" edhe vitaminat e tepërta. Njerëzit kanë nisur ta teprojnë me vitaminat që marrin në farmaci dhe problemet shëndetësore veçse po shtohen.

gj5