Jeta Osh Qef
Home

Pamje prekëse/ Polici hedh nga karrigia me rrota invalidin
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 27.11.2017, 20:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një ngjarje me të vërtetë e turpshme ka ndodhur në Kamëz.

Një grup personash para dhe tetraplegjikë të mbledhur sëbashku kishin kërkuar një takim me kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziun.

Ky takim jo vetëm që nuk erdhi, por ndaj këtyre personave të cilët e shohin jetën nga një karrige me rrota, u përdorën fjalë fyese dhe dhunë psikologjike e fizike.

Në shenjë revolte ata protestuan para zyrës së Mziut për zgjidhjen e problemeve të tyre e mosnjohjen e të drejtave dhe ajo që morën, ishte abuzimi nga forcat e policisë.

Sa i rrezikshëm mund të jetë një person i ulur në një karrige me rrota?

Kjo kategori personash po lihet në harresë dhe kulmi i ngjarjes arrin kur policia vë dorë mbi këta të pambrojtur.

Pamjet nga videoja të prekin në shpirt përpos faktit se nxisin ndjenjën e revoltës ndaj shtetit ku po jetojmë pasi interesat e shumë njerëzve të pafajshëm po preken.

Vajza e cila ka dërguar videon për redaksinë tonë shprehet se:

Përshëndetje JOQ, është duke qarkulluar një video në internet për një grupim personash para dhe tetraplegjikë që jetojnë në Kamëz, të cilët i kërkuan një takim Kryetarit Mziu për një barre me probleme: si vonesa e pensioneve, pagesa e plote e taksave edhe pse kanë status e perjashtohen.

Mund ta publikoni pak videon ju lutem meqë jeni një faqe shumë e ndjekur! Babi im është invalid dhe kur pash këtë video vërtetë u preka sidomos kur ai zotëria që s’i del fytyra thotë: Arrestoje mor burrë nuk po e zgjas më shumë, kjo s’i urohet askujt, po iu raftë në kurriz e ta shohin çdo thotë të jesh një invalid!! Faleminderit!/

Një nga personat e pranishëm në protestë ka shkruar:

Kryetari nuk na priti dhe ne shenje revolte bllokuam deren e institucionit sepse ai ishte aty dhe fare mire mund te vinte e te fliste me ne pak minuta per te na degjuar. Jo vetem qe nuk erdhi por dha urdher qe te rriheshim. Sic duket ne pamje policia njerin e hodhi ne shesh e mua tentuan por nuk ja dolen dot. Keta jane te forte me ne dhe lepuj me ata qe shkelin ligjin./JOQ.al