Jeta Osh Qef
Home

Federata e Notit s'dërgon në Europian 7 herë kampionen e vendit
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 04.12.2017, 15:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pas përfundimit të kampionatit botëror të peshëngritjes në SHBA, ku Romela Begaj u shpall edhe kampione, tashmë është radha e kampionatit europian të notit që do zhvillohet në Danimarkë.

Kur nga ana e Federatës Shqiptare të Notit kanë nisur përgatitjet, në redaksinë vjen denoncimi i një skandali që po ndodh në heshtje.

Sipas denoncuesit, FSHN nuk po bën pazare me garueset dhe nuk do dërgojë në kampionat, 7 herë kampionen e vendit, Alesia Neziri, por do dërgojë disa garuese që në renditje mbajnë vendin e nëntë apo të dhjetë.

Ky është mesazhi i ardhur në redaksinë tonë:

Pershendetje JOQ! Denoncim per FEDERATEN SHQIPETARE TE NOTIT QE DERGON NE KAMPIONATIN EUROPIAN TE NOTIT NE DANIMARKE.

Notarja Alesia Neziri 7 here Kampionia e Shqiperise NUK do te marri pjese ne Kampionatin Europian te Notit ne Danimarke.

Federata e Notit ka shkelur LIGJIN + KRITERET+ RREGULLOREN mbi perzgjedhjen e Notareve Cilesore (ELITARE).

Alesia do te ikte me leket e BURSES Olimpike nga (KOKSH) qe ne Kontrate e ka duhet te marri pjese ne nje Aktivitet Nderkombetar per te pare PROGRES. Edhe ne kete pike FSHN ka shkelur Kontraten.

Ministria Arsimit dhe Sporteve duhet ti kerkoje llogari FSHN per kete Vendimarje per Sportistet Elitar sepse jane Fondet dhe Grantet nga SHTETI dhe KOKSH duhet te nderhyje per keto Politka te gabuara te FSHN NUK e ka Pronen e vet Drejtuesit e FSHN.

Nuk ja ulin dot VLERAT kesaj notare me keto INTRIGA.Kane qene plane ne Organizuara mire nga ata qe kane bere veprimet.Do te shkojne ne kete Kampionat 2-3 Notare qe ne Kampionatet kombetare jane te10 ne Renditje ne klasifikim nuk kane Pike FINA. Ku eshte MERITOKRACIA.

Keto jane Gara individuale... PSE nuk u bene TESTE para Aktivitetit per te pare gjendjen e Notareve qe do te marrin pjese ..PSE nuk i bejne Publike datat e Garave...por keto jane KEQMENAXHIME me DASHJE te Drejtuesit e FSHN...

KJO ESHTE FEDERATA SHQIPETARE E NOTIT", mbyll mesazhin e tij denoncuesi.