Jeta Osh Qef
Home

Arnavutkoy, lagjia shqiptare e Stambollit
Nga: D.Cani | Publikuar më: 05.12.2017, 17:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Është një ndër lagjet më të bukura të Stambollit dhe e ruan ende formën e saj të mëparshme.

Quhet Arnavutkoy, një vend që po e ruan strukturën tradicionale shumëvjeçare, sadoqë me kalimin e viteve kjo strukturë po zvogëlohet.

Pse quhet Arnavutkoy?

Emri i lagjes lidhet me çlirimin e Stambollit (Kostandinopojës) nga Sulltan Mehmet Fatihu, i cili kishte pushtuar edhe Shqipërinë.

Besohet se emri i kësaj lagjeje të jetë vënë në bazë të ushtarëve shqiptarë, të cilët thuhet se kanë luftuar në krah të Sulltanit në betejën për Çlirimin e Stambollit, familjet e të cilëve u vendosën aty pas marrjes së qytetit nga ana e turqve.

Shqiptarët e ardhur u organizuan në këtë lagje, për këtë arsye mbeti edhe emri Arnavutkoy, që në shqip do të thotë Fshat shqiptar, shkruan portali turk star.com.tv.

Në shekujt 14 dhe 15, kur turqit kishin rritur presionin e tyre ndaj Perandorisë Bizantine, nga ky vend ishin larguar shumë njerëz.

Gjatë perandorisë Osmane, ky vend banohej më së shumti nga romët dhe çifutët.

Shfletoni galerinë e mëposhtme për t'u njohur me bukuritë e Fshatit shqiptar.