Jeta Osh Qef
Home

"Trondit" Enver Pertovci: Në Beograd jetohej bukur, në Kosovë më quajnë spiun të Serbisë
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 05.12.2017, 20:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Aktori i mirënjohur Enver Petrovci në një intervistë të dhënë për gazetën serbe “Kurir” ka rrëfyer ndoshta shumë gjëra të pathëna për karrierën dhe jetën e tij.

Petrovci nuk ka ngurruar të thotë që në vitet e karrierës si aktor teatri në Beograd është ndjerë shumë më i lirë se në Kosovë.

Aktori është shprehur për jetën në Prishtinë:

Jetojmë në diktaturë. S’ke siguri nëse flet diçka kundër pushtetit. Menjëherë gjendesh në listën e zezë, s’ke punë. Thjesht, nuk ekziston.”

Ndërsa për kohën kur mori pjesë në serialin serb “Hijet mbi Ballkan”, Petrovci e kujton kështu:

Kushtet në teatrin Atelie 212 në Beograd ishin të mrekullueshme. U prezantova me njerëzit më të mençur të Beogradit dhe shkoja t’u blej cigare që të më pranojnë në shoqërinë e tyre. Natyrisht që më pranuan.”

Por, i indinjuar për lirinë e shprehjes në vendlindje Enver Petrovci ka thënë se në Kosovë e quajnë shumë shpesh “spiun të Serbisë”.

Ndër të tjera ai shpjegon:

Kur është nevoja, unë jam patriot, e kur s’është, jam spiun serb. Nëse i kritikoj, thonë se loboj për Serbinë. Këtë s’e bën populli. Ata më duan, më çmojnë. Dinë të thonë edhe se jam aktor dhe shqiptar i madh, kurse unë e di se çka jam. Kurrë askush s’më ka blerë. E kam folur gjithmonë atë që e kam menduar. Më ka kushtuar shumë herë dhe s’jam penduar. Kam folur se e kam jetuar bukur në Beograd.”