Jeta Osh Qef
Home

2.5 ton drogë nga Durrësi drejt Italisë, urdhër-arresti kap edhe nënkomisarin e Fierit
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 05.12.2017, 21:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nga hetimet e Prokurorisë së Rëndë janë ndaluar disa persona, ku mes tyre është edhe një oficer i lartë i policisë, i konsideruar deri më tani si organizatori dhe përgjegjësi kryesor për trafikim e 2.5 ton lëndëve narkotike nga porti i Durrësit me destinacion Italinë në Janarin e këtij viti.

Hetimi nga pala shqiptare ka nisur pasi autoritetet italiane kishin zbuluar një kamion me kanabis, i cili drejtohej nga Dhimo Koraj.

Urdhër ndalimi është nxjerrë edhe për Festim Lelaj, aktualisht nënkomisar në Komisariatin e Fierit, Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa, të cilat janë ekzekutuar nga policia ditën e sotme.

Fillimisht janë arrestuar para pak kohësh shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit arrest në burg.

Gjatë hetimit është vendosur caktimi i masës sigurimit arrest në burg për shtetasin Aurel Lazaj, masë e cila është ekzekutuar para pak ditësh.