Jeta Osh Qef
Home

Përdhunoi gruan amerikane me forcë, kamarieri nga Tirana merr dënimin me burg
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 05.12.2017, 21:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
21-vjeçari F.Alushi është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës si autor i përdhunimit të një gruaje amerikane.

Sipas trupit gjykues, 21-vjeçari ka kryer veprën penale “marrëdhënieve seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, në dëm të amerikanes 40-vjeçare, rezidente në Tiranë.

Dënimi për Alushin u caktua me 4 vite dhe 11 muaj burg, i cili në vitin 2016 u denoncua nga amerikania, ku ajo ka pretenduar se është zgjuar në dhomën e saj të gjumit, teksa një person po kryente marrëdhënie seksuale me të.

Nga hetimet e mëvonshme u zbulua se 40-vjeçarja ditën e ngjarjes e dëmtuara kishte festuar dhe konsumuar sasi alkooli në disa lokale të kryeqytetit, përcjell “Abc News”. Për këtë shkak atë e kishte shoqëruar në shtëpi një mikeshë e saj, si dhe njëri nga kamarierët e lokaleve, i pandehuri Alushi.

Alushi, asokohe kamarieri është kthyer në banesën e saj pas disa orësh. Gjatë hetimit dhe gjykimit ai ka mohuar akuzën, por ka deklaruar se ka pranuar të ketër kryer marrëdhënie me amerikanen me kërkesë të saj.