Jeta Osh Qef
Home

Ka një ngjashmëri të pabesueshme me Beyonce, vajza "dënohet" nga fansat e këngëtares
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 05.12.2017, 22:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
E njohur gjerësisht si Beyhive por emrin e ka Brittany Williams, kjo femër ka një ngashmëri të pabesueshme me Beyonce.

Por, ngjashmëria me yllin e muzikës me sa duket i ka hapur edhe problem të shumta me fansat e këngëtares, të cilët shpesh e ndjekin për autografe dhe kur zbulojnë që nuk është Beyonce e vërtetë nuk ngurrojnë edhe ta ofendojnë.

Beyhive ka treguar për Mirror:

Beynce këndon, kërcen,shkruan por edhe unë kam talentin tim dhe nuk i tremben hijes së saj që më ndjek gjithë kohës.

Ndonjëherë ndjekja që më bëhet nga fansat e saj kalon edhe në ekstreme.

Njëherë më ndoqën me makinë mua dhe mikun tim një grup grash dhe filluan të këndonin “Single Ladies”, në përpjekje për të më marrë autograf dhe foto për pak ishim duke pësuar edhe aksident.”

Më pas Brittany ka rrëfyer se në fillim ishte e tronditur, por tani është mësuar dhe e merr me sportivitet këtë pjesë.

Ky nuk është rasti i vetëm kur njerëz të zakonshëm kanë ngjashmëri gati-gati identike me personazhe të famshëm.