Jeta Osh Qef
Home

Gjermanët ofendojnë Neymarin, shikoni çfarë i punojnë teksa u afrua te këndi
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 05.12.2017, 22:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
gsbdn_neymar-paraTifozët e Bayern po shfaqen gjithnjë e më ironikë me veprimet e fundit.

Edhe sot në ndeshjen Bayern-PSG, e vlefshme për mbylljen e grupit B në Champions League, ata protestuan për çmimin e lartë të biletave në transfertat evropiane, siç patën bërë në Anderlecht para dy javësh.

Bavarezët hodhën para pranë yllit të parisienëve, Neymar, teksa ky i fundit po gjuante një goditje nga këndi

“Hedhja e parave dënohet, kurse shkatërrimi i futbollit është diçka e mirë?” – kishin shkruar ata në një banderolë të madhe.

Ky veprim është një mesazh për UEFAn dhe njëkohësisht për klubin e PSG-së që i ble lojtarët duke paguar pa problem shifra stratosferike.