Jeta Osh Qef
Home

Pamjet tragjike të vdekjes së rojes së hidrocentralit të Lurës, hetimi fajëson viktimën
Nga: D.Cani | Publikuar më: 05.12.2017, 22:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Emisioni “STOP” ka siguruar pamjet e një aksidenti me pasojë vdekjen e Xhanije Vladit, në ambientet e hidrocentralit të Lurës. Bashkëshorti i saj, Hasan Vladi tregon sesi ia vranë për herë të dytë bashkëshorten me hetimet skandaloze të Prokurorisë dhe aktin e ekspertimit.

Prokuroria e Dibrës pushoi çështjen me arsyetimin se kushtet teknike ishin në rregull, por e ndjera nuk duhej të afrohej në derën që kishte dalë nga shinat. Ndaj Hasani ankimoi rastin, por në akt-ekspertimin e dytë është pasqyruar gjendja aktuale e masave të sigurisë, të rregulluara pas aksidentit.

Prokurori i çështjes, Rifat Kojku pranon defektin e portës, por fajëson viktimën që iu afrua. Për rastin kanë hartuar raport edhe inxhinierët Isa Istrefi dhe Elmir Isaku dhe sipas këtij të fundit, dera ishte me një shinë, gjë që tregon se një ditë do të binte.

Ai thotë:

Unë jam Hasan Vladi nga Lura, Dibër. Unë, për vdekjen e bashkëshortes sime, nuk gjeta drejtësi dhe iu drejtova “STOP”. Unë dhe bashkëshortja ime kemi qenë të punësuar si roje te hidrocentrali “Erdat Lura”. Unë dorëzova turnin e tretë, erdhi bashkëshortja dhe mori turnin e parë. Shkon djali për t’i çuar bukë dhe ujë dhe vjen duke bërtitur në shtëpi. Unë isha afër shtëpisë, bërtasin te shtëpia të gjithë fëmijët dhe ikin për të baseni. Shkoj dhe unë, kur shoh porta kishte zënë bashkëshorten. Me zor kemi çuar portën dhe e kemi nxjerrë të vdekur, por unë me fëmijët e mi e çuam në shtëpi.”

Hasan Vladi tregon se dera e ka zënë poshtë bashkëshorten e tij sepse nuk ka patur kolonë mbështetëse, bazament, por ka patur vetëm dy rrula dhe një shufër hekuri në fund, çka është shkruajtur edhe në procesverbalin e mbajtur nga policia.

Ajo portë, po t’i kishin vënë materialet, që ia vunë pas aksidentit, unë sot do të kisha bashkëshorten dhe fëmijët e mi nënën e tyre!”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka pushuar çështjen e aksidentit me pasojë vdekjen në basenin e hidrocentralit “Lura 2”, pasi nuk provohej vepër penale dhe mungesa e kushteve teknike në punë. Hasan Vladi u ankimua pranë Gjykatës Peshkopi, e cila vendosi që të bëhej një akt-ekspertimi teknik, që u krye nga inxhinierët Isa Istrefi dhe Elmir Isaku. Por inxhienierët bënë akt-ekspertimin e gjendjes aktuale të portës që i mori jetën Xhanije Vladit, jo në momentin kur ka ndodhur aksidenti, duke mos iu referuar procesverbalit dhe pamjeve filmike.

Ndaj gazetari i emisionit “STOP” iu drejtua Prokurorisë për të komunikuar me prokurorin e çështjes, Rifat Kojkun.

Çështja është në Gjykatë. Ata janë inxhinierë të fushës përkatëse dhe kanë shkuar së bashku me oficeren e policisë gjyqësore në vendngjarje. I janë referuar, domethënë ata thonë i jemi referuar kësaj, kësaj… Zotëria e ka ankimuar vendimin e pushimit dhe ne jemi në gjykatë. Tani të vendosi gjykata …”

Ai fajëson viktimin që i është afruar portës duke thënë: 

Ajo nuk duhej të afrohej fare te porta. Roja ka konstatuar që porta ka dalë nga shinat, si rezultat i erës, ne këtë nuk e mohojmë. Kjo duhej të shkonte aty sepse kjo ka shkuar që ta fusë në shina dhe është rrëzuar. Duhet të njoftosh jo të shkosh ta fusësh se ti nuk je mekanik”.

Inxhinieri i çështjes, Isa Istrefi tregon se shkaku i daljes së portës nga shinat është era dhe pranon se ka shkuar kur është rregulluar, jo kur ishte e rrëzuar, transmeton tvklan.al

Gazetari komunikon dhe me inxhinierin tjetër, Elmir Isakun, i cili thotë:

Me thënë të drejtën nuk e mbaj mend, por përderisa ishte me një shinë, ajo çdo moment mund të binte o këtej, o andej, varet se si … O del pak prej shine, ajo derë është. Ka qenë me një shinë, a kupton? S’ka qenë me dy shina dera!”