Jeta Osh Qef
Home

Champions/ Roma bën surprizën, Bayerni nuk ia del edhe pse thyen PSG-në
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue Dec 5

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

1153115_imgw750Mbrëmja e sotme solli ndeshjet e fundit për grupet A, B, C dhe D në Champions League ku si gjithmonë nuk munguan surprizat.

Bayerni mundi 3-1 PSG-në, por diferenca e golave me parizienët bëri që të mbeteshin në vendin e dytë duke mos qenë favoritë në raundin tjetër..

Italianët e Juventusit morën një fitore të rëndësishme në Greqi, 0-2 ndaj Olimpiakosit, dhe kjo i mjaftoi që të siguronin kualifikimin për në fazën tjetër.

Roma fitoi 1-0 ndaj Karabagut, rezultat ky i cili shoqëruar me barazimin e Çelsit me Atletikon e Madridit, 1-1, dërgon italianët në vendin e parë në grup, dhe ekipi i Kontes mbetet i dyti.

Më poshtë do gjeni të gjitha rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kampioneve.

GRUPI A

Mançester Junajtid-CSKA Moskë 2-1
65′ Lukaku, 66′ Rashford / 45’+1′ Xhagoev

Benfika-Bazel 0-2
5′ Eljonusi, 65′ Oberlin

GRUPI B
Bajern Mynih-PSG 3-1
8′ Levandovski, 37′, 69′ Toliso / 50′ Mbape

Sëlltik-Anderleht 0-1
62′ (ag) Simunovic

GRUPI C

Roma-Karabak 1-0
54′ Peroti

Çelsi-Altetiko Madrid 1-1
75′ Savic / 56′ Saul

GRUPI D

Olimpiakos-Juventus 0-2
15′ Kuadrado, 89′ Bernardeski

Barcelona-Sporting 2-0
59′ Alkaser, 90’+1′ (ag) Matië