Jeta Osh Qef
Home

Habit Xhelal Mziu: Rama më futi mik për të më takuar, do i vë emrin e tij kolektorit të Kamzës
Nga: D.Cani | Publikuar më: 05.12.2017, 23:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Përmbytjet bënë bashkë Edi Ramën dhe Xhelal Mziun pak ditë më parë në Kamëz.

Mirëpo, i ftuar në emisionin “Kolaudim” në Intv, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu tha sot se Rama i kishte futur mik për ta takuar.

Mziu tha:

Më futi mik për ta takuar, por më bëri edhe një premtim”.

Ai tha se kryeministri i kishte premtuar se do të ndërtonte dy kolektorë të largimit të ujërave në këtë bashki.

Më bëri një premtim që do t’i ndërtojë të dy kolektorët, por më kërkoi që tu vendos emrin e tij” .

Emërtimet e rrugëve në qytetin e Kamzës padyshim që janë ndër më të veçantat në Shqipëri, të gjithë e kemi pyetur veten se me çfarë qëllimi janë vendosur.

Sipas kryebashkiakut, janë përdorur emrat e Komunave duke filluar që nga Shkodra, Tropoja e deri në Sarandë.

Kryebashkiaku tha:

Janë vënë 200 emra komunash, 65 emrat e qyteteve të Shqipërisë, emrat e rretheve, por edhe emrat e Nicolas Sarkozy, Toni Bler, Silvio Berlusconit etj”.

Për rrugën me emrin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, kryebashkiaku u shpreh se banorët të cilët banojnë në atë rrugë, duhet të ndihen të privilegjuar.

1-1