Jeta Osh Qef
Home

Pasagjeri i kishte vënë emrin e frikshëm hotspotit të tij, avioni me 100 udhëtarë ulet në emergjencë
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 06.12.2017, 07:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ndoshta ju pëlqen të eksploroni me emrat e hotspotit të celularëve tuaj personal, por ndonjëherë kjo mund të merret shumë seriozisht dhe të shkaktojë edhe probleme.

Kështu, fluturimi i linjës Turkish Airlines nga Nairobi në Stamboll u detyrua të bënte një ulje emergjente në Sudan si shkak i zgjedhjes së pamend që një udhëtar i kishte vënë hotspotit të tij.

Udhëtari e kishte të hapur Wi-Fi-në personal me emrin: “Bomb on board”/”Bombë në bord”.

Rreth 100 udhëtarëve iu ndërpre fluturimi nga ulja e detyruar.

Pas kësaj shkaktari i kësaj turbullire u shpreh:

Ekspertët thanë se rrjeti Wi-Fi u krijuar në bord, por nuk vërejtën parregullsi pasi kryen procedurat e sigurisë dhe u kthyem të gjithë në avion për nisje.”

Sipas “news.com.au”, avioni u ul në aeroportin e Khartumit në Sudan dhe u rinis i qetë vetëm pas një kontrolli të sigurisë të të gjithë udhëtarëve dhe ambienteve të avionit.