Jeta Osh Qef
Home

Zhduket në rrethana misterioze pedagogia, bashkëshorti: Më ndihmoni, ka ikur natën
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 06.12.2017, 09:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
pedagogia

Pedagogia e Fakultetit të Bujqësisë në Shkup, Snezhana Trojaçanec, është zhdukur pa lënë gjurmë në rrethana misterioze.

Bashkëshorti i saj kërkon ndihmë tek të gjithë për ta gjetur, pasi siç shprehet ai, e shoqja ka ikur gjatë natës dhe ai nuk ka mundur ta kuptojë.

Burri thotë në një deklaratë për mediat:

Ju lutem të ndihmoni për ta gjetur gruan dhe nënën e fëmijëve tanë. Nuk e di kur ka dalë nga shtëpia pasi kam fjetur gjatë natës. Në mëngjes e kam vërejtur se nuk është. Jashtë është ftohtë, më ndihmoni që ta gjejmë".

Profesoresha është 52 vjeçare. Familjarët kërkojnë t’i informoni në numrin 078 257 878 për çdo informacion. Po vijojnë kërkimet, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të Snezhana Trojaçanec.