Jeta Osh Qef
Home

Mediat serbe shfryjnë për fjalimin e Ramës: Mallkimi i Ballkanit, Europa është në telashe
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 06.12.2017, 09:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
rmaa

B92 serb i ka bërë jehonë fjalimit të kryeministrit Rama në takimin “Miqtë e Europës” zhvilluar në Bruksel.

Titulli i shkrimit të publikuar në median serbe është "Mallkimi i Ballkanit – Rama: Kur ne jemi mirë, Evropa është në telashe”.

Gazeta citon paragrafë nga fjala e Ramës, duke cituar edhe portalin Euroactiv.com. Ndër të tjera, media serbe flet edhe për pjesën kur Rama shprehet se Rusia dhe Kina kanë shumë për të ofruar për gadishullin e Ballkanit.

Ja çfarë shkruan B92:

Ai shtoi se Rusia dhe Kina kanë shumë për të ofruar, në përpjekje për të fituar Ballkanin. "Rusia mund t’ju furnizojë energji për pjesën tjetër të jetës nëse ju heqni dorë nga sundimi i ligjit”, tha Rama. “Nuk është interesante. Kina ka plane të mëdha për 100 vitet e ardhshme. Unë nuk do të thoja se nuk kanë asgjë për të ofruar”, tha ai".