Jeta Osh Qef
Home

Qesharake/Traileri del nga rruga në Çorovodë-Berat, policia s'ka mjete për ta zhvendosur
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 06.12.2017, 10:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Çorovodë-Berat, ku një kamion tip trailer ka humbur kontrollin dhe është përplasur.

Kamioni ka dalë në gjysmë nga rruga dhe ka bllokuar njërën korsi. Si pasojë, është paralizuar qarkullimi i automjeteve në këtë aks.

Sipas hartës dixhitale të aksidenteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa traileri me targa AA 355 BB, vijon të qëndrojë aty, pasi policia e asaj zone nuk disponon mjete për lëvizjen e kamionit të aksidentuar, pa dëmtime në njerëz.