Jeta Osh Qef
Home

Shqiptari vdes në aeroportin italian, 5 policët e rrethuan nën efektin e drogës
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 06.12.2017, 10:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Aldo Laçi është 44-vjeçari shqiptar, i cili shikohet në videon e mëposhtme duke vrapuar. Ai ndodhet në aeroportin e Malpensas, në Milano të Italisë, në Terminalin 1, ndërsa pret të shoqen.

Shqiptari kishte shkuar me pushime në shtetin fqinj, ndërsa vihet re se vrapon në aeroport, nën efektin e drogës dhe pas tij janë vënë policët, të cilët mundohen ta ndalojnë. Në fund janë pesë agjentë ata që e bllokojnë dhe e shtrijnë në tokë.

Në atë moment burri ndihet keq dhe vdes si pasojë e një arresti kardiak.

Familjarët, përmes avokatit Enzo Lepre, kanë bërë denoncimin, pasi pavarësisht gjendjes 'jo normale të burrit, ata janë të bindur se vdekjen e tij e ka shkaktuar agresioni i ushtruar nga forcat policore, për ta ndaluar.

Avokati i familjes thotë:

Nga pamjet e kamerave duket shumë qartë se ai është goditur fillimisht në kokë, më pas në qafë, ka rënë në tokë dhe më pas është dhunuar në të gjithë trupin".