Jeta Osh Qef
Home

Klodiana Vata, 15-vjeçarja që befasoi Francën me talentin e saj rrëfen ëndrrën
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 06.12.2017, 12:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Është një këngëtare e vogël në moshë, por që ka një talent premtues për të ardhmen.

Fjala është për artisten Klodiana Vata, e cila së fundmi ka fituar çmimin e parë në konkursin “Les Voix de la Scéne” në Lyon.

Gjithashtu Klodiana ka fituar edhe një bursë nga shkolla muzikore Aicom që drejtohet nga Pierre Yves Duchan, trajneri i Lara Fabian.

Por, le të mësojmë më shumë për këtë personazh duke u nisur që nga fillimet e saj, e deri tani, dhe të mos harrojmë  se ajo është vetëm 15 vjeçe dhe ka korrur kaq shumë suksese.

Në një intervistë ekskluzive për “Urbanus Blog”, Klodiana deklaroi se fillimet në rrugën e muzikës kanë qenë që kur ajo ishte 6 vjeçe, ku edhe është aktivizuar pranë Qendrës Kulturore në Shkodër.  Sigurisht që me rritjen do vinin edhe gara më të forta dhe më të rëndësishme që do përfshinin rangun kombëtar dhe atë ndërkombëtar, ku  do të ishte edhe finaliste e fituese e shumë prej tyre…

Ajo liston këto pjesmarrje: Junior Eurovision, Gjeniu i Vogel 6 (finaliste),Fresk Fare-The Mams (Çmimi i parë),Festivali Ballkanik (Çmimi i parë), Përfaqësuese e Shqipërisë në Paris(International Festival of Language and Culture) dhe Mantova.

Në skenën shqiptare e kemi parë për herë të parë tek  ‘Gjeniu i Vogël’ dhe ‘The Voice Kids’. Të cilat siç deklaroi edhe ajo vetë mbeten ndër eksperiencat më të bukura deri tani, që kanë  lënë gjurmë në formimin e plotë të Klodianës si këngëtare.

Ndërsa për eksperiencat ndërkombëtare shprehet se janë një arsye më shumë që të ndihet mirë dhe krenare për vet faktin se emri i saj ka qenë ai që ka përfaqësuar vendin në këto skena.

Së fundmi ajo morri pjesë  në ‘Les Voix de la Scene 2017’, ku fitoi çmimin e parë. Pjesëmarrja në këtë konkurs erdhi si dëshirë e saj për të provuar veten në raport me një  juri profesionale dhe të drejtë. Kjo edhe si rezultat se gjatë 9 viteve ka qënë në të gjitha konkurset dhe aktivitet që janë zhvilluar në Shqipëri dhe jashtë saj.

Klodiana thotë:

Të këndoje në skenën e “Le Voix de la Scene” përpara një jurie,ku kryetar ishte trajneri i Lara Fabian, ishte sa kënaqësi aq edhe frikë se si do të pritesha”.

Për Klodianën ishte  një fat i madh që jo çdo kujt i vjen në jetë.

Duke qënë fituese ajo arriti të ketë bursë në shkollën e muzikës Aicom me drejtues Pierre Yves Duchan (trajner i Lara Fabian). Ku gjatë studimeve do të ketë nderin që të takohet me vetë Lara Fabian.

Gjatë karrierës së saj, Klodiana ka realizuar edhe një videoklip me titull “Shi Lodre” kur ende nuk kishte bërë 15 vjeçe. Ky projekt erdhi si rezultat i deshirës së saj  për të ardhur ndryshe nga herët e tjera, pra të vinte si një vajzë e rritur me një projekt të mirëmenduar.

Pritshmëritë e saj kanë tejkaluar me këtë projekt, pasi kënga është  pritur shumë mirë dhe në pak kohë pas publikimit, ka arritur të renditet e dyta në Top Awards (Top Channel). Ndërkohë ka arritur të jetë e para në top chart-et e Kosovës ,duke u transmetuar nga të gjitha radiot dhe duke u  cilësuar si kënga më e dashur për publikun.

E pyetur për ambiciet e saj profesionale në të ardhmen , Klodiana shprehet:

 Ëndrra ime është të këndoj në skena të mëdha dhe të mirëfillta muzikore, ku do jem përçuese e vlerave më të mira,pasi në fund të fundit këtë duhet të bëjnë artistët.”

Fillimet e Klodianës janë shumë premtuese dhe japin sinjale për një të ardhme të sigurt ndoshta në skenat botërore. Shpresojmë që talente si Klodiana të vazhdojnë të na bëjnë krenarë si tani!