Jeta Osh Qef
Home

Milani bën goditjen e parë në merkaton e janarit, vjen një super mesfushor?
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 06.12.2017, 16:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
b-122Pavarësisht zërave për një krizë të thellë te skuadra e Milanit, kuqezinjtë sërish duket se do jenë ekipi më aktiv në merkaton e janarit.

Pas kontakteve me Rafinhën e Barcelonës, një emër i ri gati ka arritur akordin me ekipin e drejtuar tashmë nga trajneri Gatuzo.

Ky i fundit sapo ka ardhur në stolin e Milanit dhe ai mund të ketë nevojë për transferime në merkaton e janarit.

Sipas “Corriere dello Sport”, transferimi i parë i Gatuzos te Milani do të jetë mesfushori i Udinezes, Jakub Jankto.

Futbollisti i Çekisë është objektivi kryesor i Milanit për tu përforcuar për pjesën e dytë të sezonit.

Për Jankto kanë shfaqur interes edhe skuadra të tjera, por interesi i Gatuzos mund ta bëjë atë të zgjedhë Milanin.