Jeta Osh Qef
Home

Pas pasqyrës, Dritan Leli ka një tjetër kërkesë luksi: Dua fuoristradë gri, tip i fundit
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 06.12.2017, 16:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Kryetari i Bashkisë së Vlorës nuk po ndalet me kërkesat e tij të luksit. Duket se Dritan Lelit i pëlqen komoditeti e për më tepër kur bëhet fjalë për shpërdorimin e fondeve publike.

Pasi pagoi 2 milion lekë për tu parë në pasqyrë, Leli tashmë ka bërë një tjetër shpenzim luksi duke porositur një makinë luksoze, tip fuoristradë, me një çmim të kripur.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, ku objekti është “blerje makinë për administratën”. Fondi limit është 6.666.667 lekë pa tvsh, ndërsa kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është deri në 10 ditë nga lidhja e kontratës.

Automjeti kërkohet që të jetë me 0 kilometra, ndërsa të jetë prodhuar në vitet 2015 ose 2016. Gjithashtu, numri i dyerve të jetë 5, ndërsa të ketë 7 vende. Leli ka kërkuar një automjet me kambiu automatike, me fuqi motorike 2800 kubikë si dhe të jetë 4×4 me bllokues diferenciali.

Ngjyrën e makinës e preferon të jetë gri, sediljet prej lekure, të ketë sistem navigacioni, fenerë xenon led, të ketë pedana anësore fikse, apo edhe xhama të erret origjinal. Leli e kërkon automjetin me sensor parkimi para dhe pas, të ketë kamera të pasme, sedilje me ngrohje përpara dhe me rregullim elektrik.

Tpz.al mëson gjithashtu se Leli, pavarësisht se është kryebashkiaku i Vlorës, ai jeton në Tiranë. Për shkak se të udhëtimeve të shpeshta Tiranë-Vlorë, Dritan Lelit i “duhet” kjo fuoristratadë që të mos ndjejë lodhjen e rrugës.