Jeta Osh Qef
Home

Xheni zbulon arsyen e ndarjes: Ndarja erdhi nga unë, Benardi kishte nevojë të...
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 06.12.2017, 18:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ishin një nga çiftet më të dashur brenda shtëpisë së Big Brotherit dhe një nga më të pëlqyerit pas daljes jashtë, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë.

Xheni dhe Benardi, si shumë çifte të tjerë, nuk mundën ta shpëtonin lidhjen e tyre pas përfundimit të spektaklit.

Ndarja e tyre ka bërë shumë bujë dhe për herë të parë Xheni ka rrëfyer arsyet e ndarjes.

Ajo ka folur në emisionin “Thuaje me Pepsi”:

Ndarja ka ardhur nga unë. Kemi dy muaj që jemi ndarë sepse Bernardi ka nevojë të rritet dhe pak. Ndoshta nga Big-u kujtoi se ishte më personazh se ç’ishte dhe harroi se kishte një të dashur nga pas. Unë e shihja Bernardin si mashkullin e jetës. Por ai kishte plane të tjera dhe deri tani nuk ka asnjë ndryshim nga ai”.

Një ribashkim të mundshëm bukuroshja e ka mohuar në mënyrë kategorike.