Jeta Osh Qef
Home

Elita Rudi i mori dy të dashurit, Einxhel Shkira ka disa fjalë "të hidhura" për të thënë
Nga: F.Gjoni | Publikuar më: 06.12.2017, 18:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Disa muaj më parë Einxhel Shkira dhe futbollisti i Kombëtares Bekim Balaj u përfolën për një lidhje dashurie, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e pranoi, e madje moderatorja e injoroi keq Balajn duke thënë se nuk i pëlqente.

Më pas edhe për moderatoren nga Kosova Elita Rudi, u aludua se kishte një lidhje me Balajn, ndërsa prej afro një viti ajo ka deklaruar se është në një raport me këngëtarin Gjiko.

Ndërkohë, në një postim në Instastory, Einxhel ka publikuar një pyetje që i është bërë nga një fans:

Si ndihesh kur sheh Elita Rudin që të mori Bekimin pastaj Gjikon?”.

Mesa duket Einxhel i ka kthyer përgjigje dhe sipas “Xin”, i ka thënë:

Nuk ndjej asgjë sepse askush nuk më ka marrë asgjë”.

Duket se edhe njëherë ajo ka mohuar lidhjen me Balajn, me të cilin përflitej, ndërsa me Gjikon nuk është folur asnjëherë nëse ka pasur ndonjë “shkëndijë” apo jo.