Jeta Osh Qef
Home

Së shpejti në treg kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe, kjo është figura që do të pasqyrohet
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 06.12.2017, 18:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
photo-1_1

Së shpejti në tregun shqiptar do të hidhet në qarkullim kartëmonedha e re me vlerë 10 000 lekë.

Lajmin e ka bërë të ditur sot Banka e Shqipërisë e cila ka vendosur miratimin e tematikës së kartëmonedhës që do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit.

Gjithashtu kartëmonedha e re do të ketë të pasqyruar edhe simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.

Banka e Shqipërisë ka miratuar tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.