Jeta Osh Qef
Home

Nuk i japin vizë, futbollisti me ngjyrë i Skënderbeut nuk udhëton në Zvicër
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 06.12.2017, 19:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
UntitledÇështët buroktrtike vazhdojnë ende edhe pse jemi në vitin 2017.

Skënderbeu luan nesër ndeshjen e fundit në grupet e Europa League, ndërkohë që ka udhëtuar drejt Zvicrës, pa sulmuesin Xhejms Adeniji.

Nigeriani ka hasur probleme për pajisjen me vizë, dhe nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të grupit drejt Bernës, për ndeshjen e të enjtes ndaj Jang Bojs.

Drejtuesit e klubit kanë bërë çmos për zgjidhjen e situatës, por deri më tani kanë hasur me refuzimin e ambasadës pasi jo të gjitha shtetet ‘Shengen’ kanë dhënë aprovimin për dhënien e vizës.