Jeta Osh Qef
Home

Champions/ Napoli i Hysajt jashtë, mbrëmja e sotme prodhon 33 gola
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 06.12.2017, 22:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Mbrëmja e sotme në Champions League solli të papritura. Këto ishin ndeshjet e fundit në fazën e grupeve. Sfidat e grupeve E, F, G dhe H prodhuan gola pafund.

Napoli i Hysajt doli me humbje nga transferta e Fejnordit, teksa u mund 2-1. Gjithsesi, Shaktari fitoi 2-1 ndaj Mançester Sitit, dhe sidofoqoftë nuk mund të siguronte një kualifikim.

Liverpuli nga ana tjetër mori fitoren që i nevojitej per kualifikim, madje duke realizuar plot 7 gola, përballë Spartakut të Moskës.

Reali fitoi 3-2 ndaj Dortmundit, por vendin e parë në grup e mori Totenhemi, që fitoi 3-0 ndaj Apoelit. Më poshtë, të gjitha rezultatet e sfidave të sotme.

REZULTATET E SOTME

Grupi E

Liverpul 7-0 Spartak Moskë

Maribor 1-1 Sevilja

Grupi F

Shaktar Donjetsk 2-1 Mançester Siti

Fejnord 2-1 Napoli

Grupi G

Porto 5-2 Monako

Lajpcig 1-2 Beshiktash

Grupi H

Totenhem 3-0 Apoel

Real Madrid 3-2 Borusia Dortmund