Jeta Osh Qef
Home

Blindohet Greqia nga vizita e Erdogan, masa të jashtëzakonshme sigurie me rreth 3000 trupa
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 07.12.2017, 10:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Vizita e Rexhep Taip Erdogan në Greqi është historike në një kohë kur Turqia  shihet si Europa një vend gjithnjë e më konfrontues.

Por siguria për Erdogan gjatë vizitës së sotme i kalon pritshmëritë.

Përveç mbajtjes së 200 trupave të tij personalë që nga Turqia, policia greke po ashtu i ka vendosur në dispozicion 2.800 oficerë për të marrë pjesë në operacionin e sigurisë të nivelit presidencial për mbrojtjen e Erdogan.

Ministri i rendit publik grek, Nikos Toskas tha për Guardian:

Ne po marrim çdo masë paraprake. Siguria do të jetë në nivel të ngjashëm me atë të vizitës së Barack Obamës. Çdo detaj është mirëmenduar dhe planifikuar.

Kjo vizitë dy-ditore është historike pasi shënon udhëtimin e parë të një zyrtari turk në drejtim të Greqisë, një aleati-rival në NATO, prej 65 vitesh.

Njësitë e posaçme të forcave Elite, duke përfshirë 200 komando dhe specialistë për shkatërrimin e bombave, janë dërguar në një operacion mbikëqyrjeje që do të shohin snajperë të vendosur në ndërtesa përgjatë rrugëve që do të kalojë kalorësia e udhëheqësit turk.

Vizita vjen pas arrestimeve në Athinë të nëntë shtetasve turq të akuzuar këtë javë si anëtarë të DHKP-C, një grup militant marksist që ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet vetëvrasëse në Turqi.