Jeta Osh Qef
Home

"Çmendet" Messi: Djali im i vogël është një bir k*rve
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 07.12.2017, 11:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ndërkohë që familja Messi është në pritje të fëmijës së tretë, "ylli" argjentinas ka folur për dy djemtë e tij aktualë.

Thiago dhe Mateo quhen dy djemtë e Messit, ndërsa si duket, i vogli (Mateo) është edhe më "mistreci".

Në intervistën e dhënë dje për “TyC Sports”, talenti i futbollit botëror ka treguar edhe si është jeta e një futbollisti-baba dhe si i përshkruan dy djemtë e tij.

“Thiagos i pëlqejnë makinat, motorët, i pëlqen futbolli, por vetëm kaq… luan pak dhe pastaj ndalet. Mateo është i tmerrshëm, një personazh i veçantë. Janë shumë të ndryshëm njëri me tjetrin.

Tiago është një fenomen, shumë i mirë, ndërsa tjetri është komplet e kundërta, një bir k… Por është e bukur kur i sheh që janë kaq ndryshe njëri nga tjetri”, tha duke qeshur futbollisti argjentinas i Barcelonës në këtë intervistë të tij.