Jeta Osh Qef
Home

Ankthi i testit të shtatëzanisë merr fund vajza, tani nuk keni nevojë ta fshehni nga mamaja
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 08.12.2017, 18:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një kompani ka vendosur të revolucionarizojë kujdesin shëndetësor riprodhues me lëshimin e testit të parë të shtatëzanisë në botë që nis vitin e ardhshëm.

Sigurisht, teste shtatëzanie ka edhe tani, por pse ky është i veçantë?

një nga momentet më emocionuese për një femër është marrja e testit të shtatëzanisë në dorë dhe pritja për të kuptuar rezultatin.

Ka më shumë se 30-vite që testet janë dixhitale dhe pasi përfundon punë me të e hedhe në plehra ose e fsheh në koshat e banjove publike.

Por, çfarë do të thoshit nëse testin e shtatëzanisë mund ta heqësh qafe vetëm me një shkarkim të kasetës së ujit tek tualeti?

E pra, në saje të një kompanie fillestare, frustrimet nga mendimi se ku do e fshihni testin e shtatëzanisë tashmë do marrin fund.

Bashkë-themeluesi Bethany Edwards shpjegoi:

Ky është testi i parë i shtatëzanisë në botë që iu ofron grave një mënyrë më të qëndrueshme, të disponueshmem, të përshtatshme dhe krejtësisht private për të kuptuar nëse janë shtatzënë apo jo.”

Si funksionon ky test?

Ky test i emëruar “Lia”, funksionon si çdo test tjetër, i cili reagon ndaj urinës për të përcaktuar nëse jeni shtaztënë apo jo.

Megjithatë, ndryshimi është tek mënyra se si është krijuar. “Lia” është krijuar nga fibra natyrore të bimëve dhe duket si letër higjienike. Mjafton të hidhet në ujë dhe shpërbëhet.

Një tipar ndryshe nga paraardhësi i tij është se nuk do të shtojë dy milion paund plastikë në vit në mbarë botën.

Ndërsa, kjo mund të jetë e para e këtij lloji, kompania gjithashtu këmbëngul se punon ashtu si një test tradicional dhe do t'ju japë të njëjtat rezultate të besueshme me një normë saktësie prej 99 përqind.

Kohët e fundit, FDA e aprovoi këtë produkti revolucionar  dhe vitin e ardhshëm do të vendoset në Amazone në mes të 2018 me një çmim të pritur prej $ 9 (£ 6.70) deri në $ 22 (£ 16.39).