Jeta Osh Qef
Home

Lajm i keq për baballarët: Bebet duhet të flenë me nënën e tyre deri në 3-vjeç dhe mos e diskutoni
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Fri Dec 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lajme jo shumë të mira për baballarët: Bebet duhet të ndajnë shtratin me nënën deri në moshën tre vjeçare, sepse është mirë për zemrat e tyre

Bebet duhet të flenë në shtratin e nënës së tyre derisa të jenë të paktën tre vjeç, është pohuar mbrëmë.

Këshilla e diskutueshme vjen nga një pediatër që zbuloi se foshnjat dy ditore, të cilat ishin vendosur në shtrat, flinin më keq se ata që mbështeteshin në gjoksin e nënës së tyre.

Zemrat e tyre ishin gjithashtu nën stres nëse nuk ndjenin praninë e nënës biologjike.

Fjetja i vetëm e bën më të vështirë lidhjen e nënës dhe fëmijës dhe dëmton zhvillimin e trurit, duke sjellë zakone të këqija kur fëmija të rritet.

Dr. Nils Bergman, nga Universiteti i Cape Town, Afrika e Jugut, thotë se për një zhvillim optimal, të sapolindurit e shëndetshëm duhet të flenë në gjoksin e nënës së tyre për javët e para.

Pas kësaj, ata duhet të qëndrojnë në shtratin e nënës deri sa të jenë tre ose madje katër vjeç.

Megjithatë, studimet që thonë se ndarja e shtratit të nënës me beben është me rrezik pasi të vegjlit mund të mbyten ende e kundërshtojnë këtë teori që sapo lexuat.

Në një studim të fundit britanik të vdekjeve të papritur të foshnjave, gati dy të tretat e atyre që ishin të pashpjegueshme kishin ndodhur kur foshnjat kishin fjetur me nënat.

Por, Dr. Bergman tha:

Kur fëmijët mbyten dhe fatkeqësisht vdesin, kjo nuk është për shkak se nëna e tyre është e pranishme. Kjo është për shkak të gjërave të tjera: tymi toksik, cigare, alkool, jastëkë të mëdhenj dhe lodra të rrezikshme përreth.”

Gjashtëmbëdhjetë foshnja janë studiuar ndërsa ata flinin në gjoksin e nënës së tyre dhe në një shtrat me to. Monitorimi zbuloi se zemra e foshnjës ishte nën tre herë me më shumë stres kur ai ose ajo flinte vetëm.

Fjetja e foshnjave me nënën është çelësi i suksesit për zhvillimin e trurit të tyre, sepse një gjumë jo i mirë sjell ç’rregullime tek ta në moshën e adoleshencës.

Profesor George Haycock i Fondacionit për Studimin e Vdekjeve të Foshnjave, tha:

Pozita jonë si themelore në këtë çështje është se ne i detyrohemi prindërve t’ju rekomandojmë se vendi më i sigurtë për fjetjen e foshnjave është dhoma dhe krevati ku fle nëna.”