Jeta Osh Qef
Home

"Shteti na nxori në rrugë si kriminelë", familja rrëfen tmerrin
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 09.12.2017, 10:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Në ditët e fushatës të gjithë e kemi parë cirkun e Ramës ku shpërndante për qytetarët leje legalizimi për banorë të zonave të ndryshme, por sigurisht që ishte një farsë e dalë nga vorbulla e premtimeve të fushatës.

Një familje nga Saranda po kalon ditët më të vështira dhe jo nga përmbytjet e shirave, por nga “përmbytja” që i ka bërë shteti duke i lënë pa çati mbi kokë.

I zoti i familjes sarandjote ka shkruar për JOQ.al duke rrëfyer tmerrin që po kalojnë dhe padrejtësinë që po i bëhet, ku ka dërguar edhe pamje nga këto momente.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ! Jam një qytetar nga Saranda dhe dua të përcjell atë që ka kaluar familja jonë dje. Kemi 20 vite që e kemi ndërtuar këtë shtëpi me mund e sakrifica me dokumenta të rregullta nga pushteti vendor dhe të hipotekuar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë. Shiko ça ndodh sot me njerëzit e ndershëm nga drejtësia shqiptare të mbështetur nga Policia e Shtetit vetëm mbrojtës të popullit të thjeshtë nuk mund të quhen.

Kjo histori fillon qe ne 2000  e kemi blere nga Bashkia sipas rregullave të Urbanistikes duke respektuar te gjitha parametrat urbanistik me vendim bashkiak, kontratë shit-blerje të truallit leje të ndërtimit dhe regjistrim në Zyrën e pasurive të paluajtshme Sarandë 10 vite nuk patëm asnjë shqetësim shtëpia ndodhej mbi Santa Quaranten mbas 10 vitesh fillon karvanin e gjyqeve  me ish-pronaret, të cilët me pushtetin që kishin dhe kanë na nxorën në rrugë pa na dhënë asnjë të drejtë. Shteti na e dha shteti na shkatërroj fizikisht, moralisht dhe ekonomikisht duke na trajtuar si kriminelë.

Pa na dhëne një afat kohor për t’u larguar pa asnjë shkresë ligjor ne shtëpi pa na konfirmuar asnjë urdhër ekzekutimi.

P.s Në vendimin e Gjykatës nuk kishte vendim prishje te pronës por lirim te saj. Avokatin tone e morën zvarrë kur u kërkonte vendimin. Erdhën dhe për 8 ore kane bere terror.

Dje na kane nxjerr ne rruge dhe nuk na dhëne asnjë rrugëdalje nuk erdhën ata qe e kane marr token por policia vjen ne emër te blerësve te tokës qe janë njerëz te inkriminuar me drogën dhe krimin. Nëse ajo toke do shitej ne ishim aty ne mënyre te ligjshme nga shteti brenda çdo rregulli ligjor por lakmia e pushtetarëve për te gllabëruar çdo metër toke ne bregdet për interesat e tyre na nxori ne rruge . Kjo është Shqipëria qe duam. Kur përballemi vete me padrejtësia e kuptojmë sa  te pambrojtur janë njerëzit e drejte  dhe te ndershëm dhe e vetmja gjë qe vlen me pak ne ketë vend është jeta e njeriut.”