Jeta Osh Qef
Home

National Geographic: Vizitoni Shqipërinë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Tue Dec 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Revista prestigjioze National Geographic ka publikuar një listë me vendet më tërheqëse si një këshillë për turistët gjatë vitit 2018.

Në seksionin e udhëtimeve, kjo renditje e vendeve që duhet vizituar është ndarë në 3 kategori: Qytetet që duhet të vizitohen; Kultura që duhet parë dhe Natyra që duhet shijuar.

George Stone, kryeredaktori i Nat. Geographic është shprehur:

Pyetja që hasim më shpesh nga 9.6 milionë lexuesit tanë është “Ku duhet t’i kaloj pushimet?”. Përgjigja jonë janë këto 21 destinacione nga e mbarë bota.”

Destinacionet që nuk duhen humbur për vitin 2018 sipas National Geographic janë:

Qytetet që duhet të vizitohen
Dublin, Irlandë
Malmo, Suedi
Pnom Pen, Kamboxhia
San Antonio, Teksas
Santiago, Kili
Sidnej, Australi
Tbilisi, Gjeorgji

Kultura që duhet parë
Klivlend, Ohajo
Frisland, Holandë
Harar, Etiopi
Labrador, Kanada
Oaksaka, Meksikë
Tutuan, Marok
Vjenë, Austria

Natyra që duhet shijuar
Shqipëria
Jordan Trail, Jordani
Provinca Zhuzhu, Argjentinë
Madagaskar
Oahu, Havai
Ruaha, Tanzani
Parku Kombëtar Seoraksan, Kore e Jugut.

Pra, Shqipëria duhet vizituar për natyrën, të vetmin aset që na ka mbetur, por që përditë e shohim se si “kafshohet” nga pakujdesia dhe babëzia e oligarkëve politiko-ekonomikë.