Jeta Osh Qef
Home

Shqiptari "mbret" në Itali, 4 herë kampion absolut
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 11.12.2017, 16:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Djaloshi shqiptar, Ervis Bici është shpallur së fundmi kampion i Italisë në sportin tajlandez të "Muay Thai"të peshave 75 kg.

Gara e zhvilluar në Trieste foli e gjitha për shqiptarin i cili ngriti kështu lart flamurin kuqezi.

Ky sukses ishte i katërti për Ervisin i cili tashmë nga mediat fqinje quhet edhe "Mbret i Triestes".

Këtë fitore ai ia ka dedikuar edhe një djali nga Trieste i cili ka bërë aksident dhe tani nuk mund të ecë dot me këmbët e tij.

Ky gjest ka prekur akoma më shumë italianët të cilët vazhdojnë t'i thurin elozhe./JOQ.al/