Jeta Osh Qef
Home

NASA njofton konferencën e jashtëzakonshme, teleskopi ka zbuluar diçka të madhe jashtëtokësore
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Tue Dec 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka bërë të ditur që këtë të enjte do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për shtypin.

Konferenca është lajmëruar pasi teleskopi i saj gjurmues në hapësirë ka bërë një zbulim të ri.

Kepler, teleskopi i hapësirës, është i projektuar nga NASA për të bërë zbulime për praninë e tokave të tjera nëse ka dhe me sa duket gjetja e tij e fundit është aq e mjaftueshme sa duhet bërë një konferencë për të.

Informacionet paraprake për këtë konferencë janë të pakta, por padyshim që ka të bëjë me exoplanet, planetë më përmasat e tokës dhe shumë të vogla krahasuar me planetët tjerë që njohim.

Këto exoplane orbitojnë rreth yjësisë së tyre dhe janë shpresa e “fundit” e shkencëtarëve për të gjetur edhe jetë të huaj jashtë asaj në planetin Tokë.

NASA thotë se zbulimi që do prezantohet këtë të enjte është mundësuar edhe nga asistimi i inteligjencës artificiale të Google, e cila ndihmon në analizimin e të dhënave që teleskopi Kepler ka dërguar.

Përveç kësaj, shumë shkencëtarë dhe studiues po e presin me ankth konferencën e të enjtes sepse dyshohet që jeta e zbuluar nga Kepler ka lidhje me praninë e alienëve dhe jetës së tyre./Burimi Popular Mechanics, Përshtati JOQ.al