Jeta Osh Qef
Home

“Deti po gllabëron egërsisht Shqipërinë”
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Thu Dec 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që natyra e Shqipërisë është një perlë kjo dihet, ama edhe që natyra është çdo ditë drejt degradimit si shkak i politikave të këqija të menaxhimit edhe kjo është e vërtetë fatkeqësisht.

Në një kohë, kur thuajse vetëm me natyrën mund të mburremi, shumë shpejt s’do e kemi as atë.

E përditshmja belge “RTL info” ka bërë një reportazh në zonën e Shëngjinit dhe e ardhmja nuk duket aspak e ndritur, pasi specialistë të ndryshëm paralajmërojnë për një gllabërim të tokave shqiptare nga deti.

Artikulli i “RTL info” përkthyer nga JOQ.al lexon si më poshtë:

Batica në ngritje po kërcënon brigjet shqiptare me një erozion të "çmendur", një atribut që Shqipëria po paguan ndaj ndryshimit të klimës dhe urbanizimit të egër.

Sherif Lushaj, një specialist për problemet ambjentale, thotë:

Në pamje të parë, fenomeni ka marë shumë tokë në vitet e fundit, deti ka gllabëruar brigjet dhe po hakmerret ndaj njerëzve që shkatërruan natyrën."

Në veri te vendit, përgjatë bregut të betonuar nga resortet në Shëngjin, me dhjetëra degë pemësh janë fosilizuar poshtë ujit, duke kujtuar që dikur aty ka pasur një pyll që ndante tokën nga deti.

Lugina e Kunes kërcënohet me zhdukje, gjithmonë e më pak e mbrojtur.

Madje shumë pak bunkerë të kohës së diktaturës gjenden ende në breg, pasi shumica tashmë janë mbuluar nga uji që ka avancuar drejt tokës.

Osman Demi, një peshkatar 60 vjeçar, i cili kujton natën "e tmerrshme" të 31 dhjetorit 2009, kur papritur përmbytje të paprecedenta pushtuan qytetin e tij, paralajmëron:

Ky vend do zhduket nëse shteti nuk merr masat e duhura."

Shkatërrimi i kësaj lagune do jetë një katastrofe", shton kolegu i tij, Albert Pati, i cili tregon se në disa vende dikur plot me peshq, "uji është i vdekur tashmë".

Pelikani u zhduk nga laguna.

Një census i bërë një vit më parë mundi të numëronte 7,000 zogj kur atje gjendeshin 50,000 të tillë në vitin 1970.

Së shpejti, nëse asgjë nuk bëhet, edhe këta njerëz do largohen.

Sipas Jak Gjinit, me ndryshimin e klimës në bashkinë e Lezhës, nga e cila varet Shëngjini, janë 2,000 banorë të të cilëve u rrezikohen shtëpitë. Situata është dramatikë, thotë ai.

Me ndryshimin e klimës, me stuhitë e dimrit të cilat bëhen gjithmonë e më të dhunshme, është bërë e mundur avancimi e ujit më tej duke zaptuar gjithnjë e më tepër tokë të thatë.

Gjithashtu edhe shpyllëzimi masiv në vend, marrja e rërës në lumenjë, janë faktorë të tjerë ndikues të mëdhenj në këtë rezultat.

I shkretuar në dimër, Shëngjini është shtëpi e 15,000 banorëve në verë, të cilët janë akomoduar në blloqe pallatesh disa katëshe betoni në një tokë rëre në lagunë.

Një peshkatar rrëfen:

Ata që kanë investuar këtu janë "bosat", ndërtojnë pa leje ndërtimi. Ndërtojnë këto ndërtesa në kohë zgjedhjesh politike që të përfitojnë më pas lejet."

"Ligji i të fortëve"

Jak Gjini thotë:

Njërëzit kanë frikë të sulmojnë interesat e të fuqishmëve, janë të fortët që bëjnë ligjin. Këto ndërtimë janë si rezultat i presioneve që u janë bërë njerëzve për të realizuar këto ndërtesa pa pasur një plan zhillimi, ndërtimi dhe ambjenti."

Në lokalin e tij në Qerret, Asim Krasniqi tregon një shëmbull duke marë një gur e duke e parë që zhytet nën rërë.

70-vjeçari vazhdon:

Ato ndërtesa janë ndërtuar pa autorizim, kanë ndryshuar rrymën, duke e përshkallëzuar më tepër problemin."

Një efekt domino po shkaktohet nga çdokush që ka ndërtuar dhe ndërton atje.

Ndërsa ministri Klosi ka premtuar se do të prishen të gjitha ndërtesat në bregdet, ky premtim rreket të mos besohet as nga iluzionari më i madh.

Edhe me këtë ndërhyrje të shtetit, dëmi i shkaktuar nuk mund të ndreqet, sipas Eglantina Bruçi, specialiste në ndryshimin e klimës për United Nations Development Program (UNDP) në Tiranë.

E vetmja zgjidhje do të jetë ndërtimi i strukturave prej guri, shkëmbi, paralelisht me bregun dhe rindërtimi i dunave të rërës. Këto masa do të kenë një kosto "të jashtëzakonshme", thotë Jak Gjini, ndërkohë Shqipëria është një ndër shtetet më të varfëra në Europë.

Gjithashtu ai thotë së, nëse nuk bëhet asgjë, vendi do bëhet ende më i varfër dita ditës dhe Shqipëria do zvogëlohet duke u tkurruar.