Jeta Osh Qef
Home

Raprezalja e policëve të bashkisë Tiranë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Fri Dec 15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia bashkiake, e veçanërisht ajo e Tiranës, vijon raprezaljen e saj me të gjithë të pafuqishmit e kryeqytetit, të cilët dalin në anë të rrugës për të shitur ç’të munden, për të fituar bukën e gojës.

Një situatë e dhimbshme është parë nga kalimtarët dhe tregtarët e tjerë në tregun pranë Institutit Bujqësor (pjesë e bashkisë Tiranë), ku policët e fortë të lali Lekut, kanë bërë për spital një zonjë që shiste në anë të rrugës. Ndoshta nuk e kanë prekur fare me dorë, këtë nuk e dimë, ama ajo që shikojmë nga pamjet është një grua që zvarritet dhe qëndron e shtrirë në tokë.

Dëshmitarët bëjnë me dije se kanë qenë pikërisht policët e bashkisë ata që kanë shtrirë duart drejt tezgës së zonjës dhe i kanë futur të birin në automjetin e tyre. Gruaja nuk ka duruar dot këtë situatë dhe u është vënë pas policëve të bashkisë, për të shpëtuar të birin.

Asaj i del shkumë nga goja dhe vetëm në atë moment i biri del nga automjeti i policisë për t’i ardhur në ndihmë të ëmës, ndërsa policët nuk bëjnë asnjë gjë për të gjorën grua.

Dëshmitari thotë ndër të tjera për JOQ.al:

Fotot jane bere tek tregu në Institut qe ndodhet prane Universitetit Bujqesor, Tirane. Policia bashkiake e Tiranes terheq zvarre nje grua te pafajshme qe kjo e fundit tentonte te nxirrte djalin e saj nga furgoni i bashkise. Ajo bie pertoke pa ndjenja. Kjo ngjarje ndodhi pasi nëne e bir shisnin në trotuar. Jam kundra dhunes fizike dhe verbale qe ju behet ketyre personave. Lali Eri duhet te beje tregje qe te shmange keto konflikte me qytetaret qe dalin per buken e gojes.
Po pasi ajo ra ne toke pa ndjenja, djali del nga furgoni i bashkise dhe tenton ta sjelle në vete. Asaj zonjes i doli shkume e bardh nga goja. Ju betohem, ka qene tmerr.
Me habit fakti qe policia e shikon zonjen qe eshte pa ndjenja dhe nuk tentojne ta cojne por e lene per toke dhe djali mezi del nga fugoni i policise se bashkise per ta shpetuar.
Po ti shikoni nje foto qe eshte per toke, po ta afroni foton, shikohet lehtesisht qe i ka dale shkume nga goja".

Ndoshta lali Leku e ka harruar kohën kur shiste vetë fiq, sepse tani e ka kapur fikun, e madje ka hipur edhe në majë të fikut, por këto pamje nuk kanë si të mos na sensibilizojnë të gjithëve e si të mos tregojnë realitetin e hidhur përtej kamerave me ngjyra e rezolucion të lartë të tij./JOQ.al/