Jeta Osh Qef
Home

Kënga ilire gjendet në librin e murgut francez
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Mon Dec 18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

k-2-394x350

Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titullin “Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire”, botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë në faqen e tij të 350, një këngë të rrallë luftarake ilire.

Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë, dashurinë për atdheun dhe në një farë mënyre dëshmon se kemi qenë gjithnjë një popull paqësor me fqinjët, se u jemi përgjigjur si kurdoherë sulmeve, por kurrë nuk kemi sulmuar të parët. Kënga u publikua në “Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania”.

Kënga:

Vëllezër, përpara, përpara, luftëtarë,

Këmbësoria e djem mbi kuajt tuaj të fortë !

Të mprehim kosat, të mprehim shpatat !

Të shporrim armikun nga këto toka !

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve !

Me kosë të vrasim këtë grabitës,

Mjaft arrogant për të sunduar racën e shtëpitë tona !

Oh ! Le të rrëzohen duke u çarë prej qindra rrufeshë

Këta të pabesë që shkelin të drejtat tona !

Që secili…(Refren)

Nëse bisha çel kthetrat e saj,

Iliri me grusht e shtrin për tokë ;

Nëse gjarpëri krenar e ngren kokën ndaj tij,

Iliri, këmbëzbathur, e shkel.

Që secili…(Refren)

Kur era e veriut, e tërbuar,

Copëton lisin e vjetër,

Zemra shtendoset në gjoksin tonë !

Ne jemi Ilirët, vëllezër të dashur !

Që secili…(Refren)

Kur dridhen skajet e botës,

Kur shkëndijat e rrufesë vallëzojnë në qiell,

Dhe kur toka hap barkun e saj,

Iliri i lumtur këndon këngën e luftës.

Që secili…(Refren)

Iliri, të huajin e sulmon me thikë,

Vetëm kur duhet të mbrojë vëllain e tij !

Kurrë frika nuk ia ul kokën,

Dhe sikur bota të copëtohet, ai mbetet gjakftohtë !

Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Atdheut të heronjve !

Nga Aurenc Bebja