Jeta Osh Qef
Home

Lajm i mirë/ Facebook do i penalizojë të gjithë ata që bëjnë këto postime
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: Mon Dec 18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Facebook vazhdon të bëjë ndryshime të herëpashershme për shkak edhe të problematikës së madhe që haset në neës feed-in e gjithësecilit që e përdor këtë rrjet social.

Duke filluar nga kjo jave, Facebook do fillojë të kategorizojë automatikisht disa postime që quhen "karrem".

combo1

Këto lloj postimesh i kërkojnë përdoruesve të reagojnë me share, tag, like ose komente. Postime të cilat nxisin artificialisht njerëzit që të reagojnë me patjetër.

Kjo lojë postimesh është bërë e famshme prej kohësh në kërë rrjet social.

Këto postime ia bëjnë me hile algoritmit të Facebook-ut, duke i dhënë kështu prioritet këtyre postimeve në bazë të reagimeve të ndryshme si like, share dhe komente, duke i shfaqur në neës feed-in tuaj të gjitha këto lloj postimesh..

Facebook rishikoi dhe kategorizoi qindra e mijëra postime dhe i mësuan një makinerie të lexojë modelin dhe të zbulojë të gjitha llojet e "karremeve" për reagime.

Kompania thotë se do vendosi dënime për faqet që e përdorin shpesh këtë mënyrë karremi për të rritur shikueshmërinë e faqes.

Facebook do t’i japë faqeve disa javë kohë për t’u mësuar dhë përshtatur me ndryshimet.

"Këtë gjë e bëjmë për të gjetur mënyra për të përmirësuar materialet që lexojnë dhe shohin përdoruesit. Duhet të reduktohen materialet mashtrime dhe të keq-orientuara për t’i dhënë më tepër rëndësi materialeve me kuptim dhe qëllime të mira.", shprehet një zëdhënës i Facebook.

Faqet që e përdorin më së shumti këtë mënyrë mashtrimi për të rritur reachin/shikueshmërinë e faqes, atëherë pikërisht këtyre do t’iu ulet më tepër shikueshmëria, si formë dënimi.