Jeta Osh Qef
Home

Dikur nga ajka e sot nga balta, si është katandisur pas një shekulli politika në Shqipëri!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Mon Dec 18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

25530455_1747243785295001_298857385_o

…Mona që hiqte këpucët për të bërë "kosh" në  fytyrën e Ramës, Taulant Balla që u vidhte kartat deputetëve demokratë, Berisha përleshej me gardën dhe Kryeministri që strukej për të qenë sa më i padukshëm….

Seanca parlamentare e kësaj dite do të mbesë gjatë në mendjet e shumë shqiptarëve, si dita kur ajka politike e këtij vendi, tregoi se nuk ishte asgjë përveçse se një tufë ordinerësh që e ngatërrojnë parlamentin me kafenë ku mblidhen larg syve të popullit.

Një komb i ndritur si Shqipëria, me sa duket paska përfunduar në duar e ca halabakëve, që këtu puthen e këtu pështyjnë njëri-tjetrin.

Por nëse mendoni se ka qenë gjithnjë kështu gaboheni!

Para një shekulli , Shqipëria jonë e ndritur qeverisej nga njerëz shumë më intelektual, figura të kulturuara që mban mbledhje dhe diskutime konstruktive.

Këto diskutime janë pjesë e historisë gati një shekullore të parlamentarizmit shqiptar. Bisedat parlamentare, ligje, vendime, rezoluta, marrëveshje, e shumë dokumenta të tjera ruhen sot në arkivën e Kuvendit të Shqipërisë, tregonin se vendi qeverisej nga njerëz të jashtëzakonshëm.

Për tu bindur, po ju paraqesim rastin e vrasjes së dy turistëve amerikanë në Mamurras në Prill të viti 1924, qeveria e Ahmet Zogut kishte shpallur gjendjen e jashtzakonshme në prefekturën e Durrësit.

Në parlamentin e kohës zhvillohej ky debat mes anëtarëve të opozitës së drejtuar nga Fan Noli dhe anëtarëve të qeverisë.

Fan Noli: “Pyeta Z. Kryeministër a është kryengritje dhe m’u përgjegjë se nuk është, pyeta a është luftë e brendshme edhe a është mobilizim i përgjithshëm apo kalamitet publik por zotëria e tij nuk m’u përgjegjë”.

LUIGJ GURAKUQI: “Z. Kryetar, thashë dhe e përsëris edhe njiherë që ata që e dinë gjendjen e Prefekturës së Durrësit, e dinë shumë mirë se në qoftëse ka nji vend në prefekturën e Durrsit që ashtë ba foleja e hajdutëve e kaçakve, ku këta banojnë lirisht e qeveria nuk i ndjek, po përkundrazi vjen e u ndihmon edhe këta marrin pjesë në zgjedhje e në luftën elektorale ashtë vetëm Kruja, jo për dëshirë të vendit të Krujës, por se qeveria e ka lanë mbas doret atë nënprefekturë të shkretë”.

Myfit Libohova, ministër i Drejtësisë: Z. Gurakuqi, u siguroj se nëqoftëse bëhen gjëra të tilla, unë nuk do të hezitoj asnjë minutë po do t’jap dorëheqjen”.

FAN NOLI: “Zoti kryetar! Qeverija nuk m’u përgjegj mbi pyetjen që i bëra”.

KRYETARI KUVENDIT: “Po shkelni rregulloren se po flisni pa leje”.

FAN NOLI: “Unë z. kryetar, kërkoj përgjegje nga qeveria”.

Kryetar i Kuvendit: “Këto pyetje do t’u bënte kur bisedohesh ligji në princip jo tani”.

Fan Noli: “Unë s’e kam pranuar në princip”.

Myfit Libohova: “Këtyre fjalve u ka ikur koha monsinjor”.

Fan Noli: “Nuk i ka shkuar posa është një vepër antikonstitucionale.

Kjo është gjuha e diskutimit të deputetëve të kohës, të cilët janë thuajse të gjithë personalitete të historisë së Shqipërisë, për një ngjarje ordinere, e cila i ishte faturuar opozitës dhe që kishte shërbyer si shkas për një raprezalje politike ndaj saj.

Sot, gati 100 vjet më pas, lufta politike ka mbetur thuajse e njëjtë, ajo që ka ndryshuar është vetëm gjuha dhe niveli intelektual i deputetëve, të cilët duket se nuk janë ajka, por balta e popullit.