Jeta Osh Qef
Home

“Shqiptarët do të vuajnë për ujë”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Tue Dec 19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

puka_11

Mes gjithë këtyre bekimeve dhe resurseve të shumta natyrore duket e paimagjinueshme por është e vërtetë, pas disa viteve shqiptarët do të vuajnë për ujë.

Pavarësisht burimeve të mëdha, në vitin 2044 vendi ynë do të jetë pjesë e shteteve të cilat do të vuajnë nga mungesa e ujit.

Këto dhëna janë publikuar nga Instituti i Burimeve Botërore.

Sipas hartës, Shqipëria bën pjesë në shtetet me rrezik të lartë, ku raporti i mungesës në furnizim me ujë në 2040 pritet të jetë në nivelet 40-80%.

Edhe pjesa tjetër e Ballkanit do të vuajë të njëjtin fat, Greqia parashikohet të jetë në vendet me “rrezik shumë të lartë”, sikurse edhe vendet në Emiratet e Bashkuara dhe Afrika e Veriut.

Hulumtuesit parashikojnë se në mesin e shekullit, më shumë se gjysma e njerëzimit do të jetojë në zonat e theksuara pa ujë, shkruan "Monitor".

Ndër arsyet, sipas artikullit, renditet rritja e popullsisë botërore dhe përdorimi i ujit më tepër nga to. Një tjetër arsye është ndryshimi klimatik, i cili përshpejton ciklet hidrologjike.

foto-uji

Instituti i Burimeve Botërore studion 167 vende dhe zbulon se 33 përballen me stres të jashtëzakonshëm të ujit deri më 2040.

Problemi më i madh sipas studimit vjen nga keqmenaxhimi i ujit dhe kjo është diçka që kryesuesit e shteteve do të duhet të kenë në krye të axhendës së tyre të shqetësimeve.

Çelësi për menaxhimin e ujit më mirë është të çmojë atë siç duhet, duke u dhënë konsumatorëve një arsye për të mos e humbur atë dhe investitorëve një nxitje për të ndërtuar infrastrukturën për ta furnizuar atë.