Jeta Osh Qef
Home

3 iPhone të rinj vitin e ardhshëm? “Çmendet” Apple dhe vjen me super risi
Nga: D.Cani | Publikuar më: 21.12.2017, 00:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Apple me sa duket do të na surprizojë në vitin e ardhshëm.

Kjo pasi sipas disa zërave, thuhet se kompania do të na prezantojë me tre iPhone të rinj.

Apple do të prezantojë dy telefona iPhone me ekran OLED dhe një me ekran LCD.

Njëri nga telefonat e mençur do të ketë ekran 5,8 inç OLED, të cilin e posedon iPhone X, por të tjerët do të kenë ekran më të madh 6,5 inç.

Pajisjet e ardhshme po ashtu do të jenë të ngjashme me iPhone X.

Analistët besojnë se kamera e pasme e iPhone nuk do të ketë aftësinë 3D.

Telefoni i tretë i mençur do të ketë dizajn edge-to-edge dhe iPhone X, por do të ketë ekran LCD.

Por, sa do jetë çmimi i tyre?

cdn.macrumors.comScreen-Shot-17-800x435-f2489b69db963b97d51a4e3a261dcdab75ff3442-752x435