Jeta Osh Qef
Home

“Ma vranë djalin, o Zot!”, fjalët e babait të Florencit
Shkruar nga: F Gjoni | Publikuar më: Sat Dec 23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndarja nga jeta e 23-vjeçarit nga Shkodra tronditi mbarë opinionin publik, por dhimbja e papërballueshme u ka rënë familjarëve të tij.25498528_799398796910131_2777745822219773332_n

Në një postim në Facebook, gazetari Leon Molla ka treguar fjalët që babai i Florencit i ka thënë pasi mori lajmin se djalit i ishin hequr aparaturat, pa e marrë firmën e familjarëve.

Leon ma vranë djalin !!!
Këto ishin fjalët e babait të Florencit, Gëzim Beqiraj që më tha në telefon pak mituta që doktorrët Francez i hoqën oksigjenin.
Nuk po e besoja dhe menjëherë i drejtova pyetjen:
Gëzim çfarë thua ? Firmosët Ju që ti hiqnin oksigjenin?
Ai i përlotur më thotë: Jo Leon Jo, nuk më pyetën, doktorrët ja hoqën oksigjenin pa më pyetur, ma vranë djalin, ma vranë.
Në këto momente mbeta pa fjalë, nuk dija çfarë ti thoja.
Gëzimi vijoi duke më thënë: Mbarova, më vranë djalin tim të vetëm, nuk mund të flas, nuk di çfarë të flas, më vranë djalin Leon, o Zot, o Zot.
Me këto fjalë mbylli telefonin.
Kurrë nuk do ta harroi, kurrë, kurrë, kurrë.
Shpirti i Florencit pushoftë në Paqe."

4578787

Florenci u nda nga jeta pas qëndrimit për një javë në koma, ndërsa ditën e sotme mjekët e Francës i pohuan të atit, i cili ditët e fundit ndodhej pranë të birit, se truri dhe zemra e tij tashmë kishin pushuar së funksionuari.

Por edhe pse ata i kishin kërkuar që t’ia hiqnin aparaturat prej të cilave ai mbahej në jetë, i ati i Florencit  refuzoi duke u shprehur se nuk do t’i lejonte dhe nuk do të firmoste kurrë.

Por edhe pa aprovimin e tij, mjekët i hoqën tubat e oksigjenit, duke e shpallur të vdekur të riun shkodran.