Jeta Osh Qef
Home

Tmerrohen me mijëra persona nga çfarë shohin, UFO në Kaliforni?!
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 23.12.2017, 10:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Natën e djeshme janë publikuar me qindra video që qarkullojnë në internet të diçkaje të çudtishme që kanë parë mijëra persona në qiell gjatë natës.

Shumë njerëz kanë nxituar të marin telefonat dhe kamerat e tyre për të filmuar pikërisht objektin e çudtishëm dhe gjurmët që la ky objekt në qiell.

Duket si një pamje e një pushtimi alien, por nuk ka qenë asgjë tjetër veçse SpaceX që ka lëshuar plot 10 satelitë në orbitën e tokës.

Satelitët janë lëshuar në Kaliforninë Jugore dhe janë parë nga mijëra kilometra larg.

Qielli është ndriçuar nga shkëlqimi i satelitëve që reflektonin dritën e diellit që ishte në perëndim, por që në lartësi të madhe nga toka, rrezet e diellit përplaseshin pikërisht në satelitët dhe në shtëllungën e tymit që lanë pas.

Shumë rezidentë të Kalifornisë Jugore, pa dijeni të lëshimit të këtyre satelitëve në qiell, kanë pushtuar rrjetet sociale me videot dhe eksperiencën e tyre.

Ky është një postim i një qytetari i frikësuar në Instagram:

Mendoj se kam parë një UFO, dikush duhet të përgjigjet, nuk kam parë kurrë diçka të këtillë."

Madje edhe vetë pronari dhe drejtuesi i SpaceX, Elon Musk, i është bashkuar shakave:

Anije kozmike bërthamore aliene nga Koreja e Veriut"

Këto më poshtë janë pamjet e filmuara të objektit në fjalë.