Jeta Osh Qef
Home

E ëma vë kujën mbi trupin e Florencit
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 28.12.2017, 14:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
1

Ka mbërritur në banesën e tij në Shkodër trupi i pajetë i të riut Florenc Beqiri, i cili u masakrua në një burg në Francë dhe pas vdekjes klinike, mjekët i hoqën të gjitha aparaturat, çka solli vdekjen e shqiptarit.

2

Me shumë mister është e veshur kjo ngjarje dhe deri më tani nuk ka një ekspertizë mjeko-ligjore në lidhje me atë që i ka ndodhur shqiptarit në burgun e Francës.

3

Trupi i tij do të prehet sot në banesë, ku e pret e ëma, gjyshja dhe gjithë qyteti i Shkodrës që doli për ta pritur.

4

Mamasë i janë shterruar lotët. Ajo ka mbi një javë që e qan të birin, ndërsa autoritetet franceze as nuk e kanë informuar për atë që i ndodhi 23-vjeçarit dhe se kush e vrau në burg.

5

Florenc Beqiraj do të përcillet nesër rreth orës 14:00 për në banesën e fundit.

6 7 8 9 10 11