Jeta Osh Qef
Home

Lajm i keq për përdoruesit, ky rrjet social do të bllokohet pas ndërrimit të viteve
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Fri Dec 29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rrjetet sociale janë bërë pjesë e së përditshmes sonë dhe nëse mendojmë të rrimë një ditë pa to, na kap ankthi.

Por, një lajm i keq vjen nga aplikacioni Whatsapp i përdorur gjerësisht për shkëmbimin e mesazheve.

WhatsApp-New-Feature-UK-897425

Kompania ka njoftuar se pas një përditësimi në një blog post (i cili u publikua fillimisht në shkurt 2016), Whatsapp nuk do të funksionojë pas natës së ndërrimit të viteve.

Kështu përdoruesit nuk do të kenë mundësi të t’ia dërgojnë mesazhet e urimit njëri-tjetrit, përmes këtij aplikacioni.

Kjo do të ndodhë të paktën në disa lloje smartfonësh dhe platforma celulare.

whatsapp_private_reply_wabetainfo_1514543957544

Po kështu, duke filluar që nga 1 janari, WhatsApp nuk do të jetë aktiv në asnjë telefon Windows phone 8.0, por edhe në versione të tjera të sistemit operativ, në telefonat BlackBerry OS ose BlackBerry 10.

Përmes njoftimit të fundit, kompania u bën edhe një herë thirrje të gjithë përdoruesve që kanë këto lloj telefonash.