Jeta Osh Qef
Home

Skandal te Ushtaraku/ Infermierja e thërret, doktori qelbet era alkool
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Tue Jan 2

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Eshtë në kufijtë e të pabesueshmes ajo ç’ka ndodh çdo ditë në vendin tonë.

Me dhjetëra persona përfundojnë në Spitalin Ushtarak, ose ndryshe qendra më e madhe spitalore e urgjencës në vend.

Por është për të vënë duart në kokë me mënyrën se si trajtohen pacientët atje.

Një video e mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ.al tregon vetëm një anë të errët të këtij spitali që duket se ka të punësuar persona me të vërtetë të paaftë.

Një qytetar ka dërguar një video ku një infermiere i kërkon doktorit të shikojë pacientin, por doktori e pyet se çfarë ka.

Nga ajo që shkruan qytetari, mjeku ishte në gjendje të dehur dhe “i vinte era alkool që nga larg”.

Infermierja ia përsërit disa herë që të shikojë pacientin, ndërsa doktori vetëm i thotë: Çfarë ka?

“Unë jam infermiere, nuk jam doktor”, ia kthen ajo teksa pret që ai të shkojë të shikojë pacientin.

Më poshtë, video denoncimi: